
Huazimi i Victor Osmihen tek Galatasaray në sezonin e shkuar rezultoi një goditje e qëlluar në shenjë nga drejtuesit.
Nigeriani ja shpërbleu sakrificat e bëra me një performancë të shkëlqyer, e reflektuar me 37 gola në 41 sfida.
Për ishi-n e Napolit presidenti Dursun Ozbek thuhet se po përgatit një ofertë të konsiderueshme, rreth 75 milionë euro.
Kjo shifër është krejtësisht e justifikuar nga ecuria e 26 vjeçarit, të cilin dëshirojnë ta shëndërrojnë në blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit turk.
Ndërkohë, edhe napoletanët synojnë rikthimin e bishës afrikane në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ por aktualiteti tek Galatasaray duket se do ta impulsojë për të qëndruar.
Me këtë moshë mbi supe dhe ecurinë e deritanishme duhet theksuar se nxënësi i Okan Buruk është në një ndër momentet më të rëndësishëm të karrierës, tek kampionët në fuqi të Turqisë.



