Sterling probleme tek City

Sterling probleme tek City

  Ky sezon nuk ka filluar ashtu siç duhet për sulmuesin Raheem Sterling . Pavarësisht ecurisë pozitive të Manchester City-t , anglezi është shumë larg paraqitjeve të suksesshme të së kaluarës  e cila u shoqërua me një rendiment të shkëlqyer në Europian ,  eveniment ku ‘’ Tre Luanët ‘’ arritën deri në finale por u mposhtën nga Italia.

 Transferimi i Jack Grealish në ‘’ Etihad Stadium ‘’ ia ka reduktuar mundësitë 26 vjeçarit për të spikatur si më përpara duke i  shkaktuar uljen në stol Raheem Sterling. Deri në këtë pikë të sezonit pavarësisht se është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë dilet lehtësisht në konkluzionin se është një ndër periudhat më të vështira të  sulmuesit nga  Kingston tek bardhekaltërit .

Kjo situatë ka shkaktuar dyshimet e para  për të ardhmen e anglezit tek kampionët në fuqi të Premier Leagues  por javët vijuese pritet ta qartësojnë këtë situatë.

 Merkatoja e ardhshme parashikohet se do të jetë shumë intensive në lidhje me të ardhmen e Raheem Sterling , lojtar që patjëter  kërkon të jetë protagonist në çdo ndeshje . 5 ndeshjet e para edhe pse ka arritur të shënojë kanë theksuar se nxënësin e të famshmit ‘’ Pep ‘’ e pret një sezon shumë rivalizues dhe në një farë mënyre do të tregojë se deri ku i ka limitet ky lojtar .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy