Teuta regjistroi fitoren e dytë radhazi ndaj Skënderbeut. Durrsakët triumfuan minimalisht në “Elbasan Arena”, falë një goli të shënuar nga Lorenco Vila në minutën e 74.
Në krahun tjetër, Skënderbeu u mundua të reagonte vetëm në fund, kur Teuta mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të Dacit me të kuq, por përsëri nuk arritën të gjejnë dot golin.
Një fitore që rikthen qetësinë për skuadrën e Arapit, që ngjitet në vendin e 6-të me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e 8-të me 16 pikë.



