Barcelona ofron Griezmann për Dybala

Barcelona ofron Griezmann për Dybala

Pikpyetjet e vazhdueshme në lidhje me  Antoine Griezmann ia kanë përforcuar idetë trainerit Ronald Koman për ti treguar daljen nga ‘’ Camp Nou ‘’ . Francezi nuk ka bindur dhe në orët e fundit drejtuesit katalanas kanë ndërmarrë një nismë të rëndësishme . Prej kohësh sulmuesi Paulo Dybala pëlqehet nga spanjollët dhe sipas L’Equipe i kanë propozuar Juventusit shkëmbimin ndërmjet tyre  . Negociatat e ‘’ Los Cules ‘’ me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’  vijojnë me të njëjtin ritëm  sepse është provuar edhe shkëmbimi i Pjanic për të cilin Massimiliano Allegri ruan një respekt të veçantë  dhe bardhezinjtë  ofruan Aaron Ramsey-n për të rikthyer  boshnjakun në ‘’ Allianz Stadium ‘’.  

Por tashmë flitet për lojtarë të një tjetër kalibri  pavarësisht se  do të rezultojë e vështirë që Juventusi të japë “ Ok “ për largimin e  pikave referuese të organikës .  Duhet  patur parasysh se kontrata e sulmuesit nga Laguna Larga përfundon në 2022- shin dhe  ky i fundit   kërkon 10 milionë euro në sezon, aspekt që mbetet në mospërputhje me kërkesat e Barcelonës  . Një  tjetër faktor që e ndërlikon më tepër operacionin është se ish-i i Palermos luan në të njëjtin pozicion me Lionel Messin me të cilin marrëdhëniet kanë pësuar  disa luhatje në kohët e fundit .

Kjo barrierë e krijuar penalizon automatikisht Barcelonën e cila vijon të mos e ngrejë kokën  .

Ish kampioni i botës me Francën e ka finalizuar sezonin me 20 gola në 51 ndeshje por drejtuesit nga Katalunja janë të vendosur për ta larguar  sepse klasifikohet si lojtari i dytë më i paguar , shifër që kërkojnë ta evitojnë për arritjen e rinovimit me legjendën e klubit  dhe njëkohësisht 6 herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messi .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy