Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas fitores me Kukësin në çerekfinalen e Kupës.
Shehi deklaroi se mori sinjale pozitive nga lojtarët që kishin pasur pak minuta. Sipas tij, Skuka mund të ketë pasur kontraktim dhe shpreson të jetë kështu.
Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar. Ndeshja ka momente të veçanta. Na penalizoi fusha, për të luajtur ashtu siç duam. Morëm masat, duke futur lojtarë të gjatë në fund dhe nuk u rrezikuam.
Jemi të kënaqur, sepse Buxhelaj luan për herë të parë 90 minuta, po ashtu edhe Preka. Kanë luajtur mirë, dhanë sinjal pozitiv. Komplimente meriton Mehmeti që u fut shumë mirë në lojë. Mora sinjale pozitive nga të gjithë ata që kanë pasur pak minuta.
Gjithmonë duam të kemi në ekuilibër. Buxhelaj i bëri mirë detyrat. Ndryshuam vendosje, me 2 ose 1, para mbrojtjes. Duam ta kemi gjithmonë ekuilibrin. Në shumë ndeshje kemi pësuar në tranzicion.
Cara ka luajtur më shumë se 60 minuta në derbi. Është shumë i rëndësishëm për ne. Konsumohet shumë. Sot e ndërruam, sepse duam ta ruajmë.
Ndeshja Skënderbeu-Dinamo, nuk ka ndonjë interes të madh për ne. Informacioni i parë për Skukën, është që mund të ketë pasur kontraktim. Shpresoj të jetë me kaq. Shpresojmë mos ketë tërheqje, sepse do e mbante gjatë jashtë fushe.



