AF Elbasani u rikthye te fitorja, teksa mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Tomorin, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Superiore.
Dopieta e Leo Melo në minutat 13 dhe 63, goli i Grecës në minutën e 76-të dhe autogoli i Abara në minutën e 72-të, i dhanë fitoren të besuarve të Nevil Dedes.
Me këtë triumf, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, 6 më pak se Bylis kryesues, ndërsa Tomori mban vendin e tetë me 10 pikë.



