Arrihet marrëveshja, Roberto Mancini është trajneri i ri i Italisë

Arrihet marrëveshja, Roberto Mancini është trajneri i ri i Italisë

Kombëtarja italiane e futbollit do të ketë një trajner të ri dhe ai është Roberto Mancini.

Pas zgjidhjes së kontratës së tij me Zenit St Petersburg, trajneri ishte në Romë për të nënshkruar kontratën.

Komisioneri i Federatës, Roberto Fabbricini, konfirmoi sot se është bërë një marrëveshje dhe FIGC tani zyrtarisht ka konfirmuar se Mancini është trajneri i ri.

"Federata italiane e Futbollit njofton se ka përfunduar me Robert Mancini, i cili do të mbajë pozicionin e ekipit kombëtar dhe do të paraqitet nesër, të martën më 15 maj, në ora 12.00 në Qendrën Teknike Federale në Coverciano", thuhej në deklaratë. 

Mendohet se ish-trajneri Interit, Lazios dhe Manchester City ka nënshkruar deri në fund të Kampionatit Evropian në vitin 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy