
Pas dështimit për Mehdi Taremin , drejtuesit e Milanit po insistojnë për të përforcuar vijën e sulmit. Stefano Pioli është në kërkim të një shoqëruesi për Olivier Giroud dhe tanimë ka menduar për Willian Jose të Real Betisit. E famshmja ‘ Calciomercato ‘ raporton se sipas italianit braziliani konsiderohet i duhuri për kuqezinjtë në metrat e fundit. Me transferimin nga Real Sociedadi në ‘’ Benito Villamarin ‘’, 31 vjeçari ka patur luhajte gjatë kësaj eksperience por ‘’ Djalli ‘’ mendon ndryshe dhe flitet se mund ta arrijë akordin me formulën e huazimit. Ishi i Wolverhaptonit e ka filluar shumë mirë sezonin 2023-2024 dhe në tre sfidat e deritanishme ka shënuar 2 gola , statistika që tregojnë se kemi të bëjmë me një lojtar tejet të rrezikshëm për rivalët.



