Manchester United në sulm për Haller

Manchester United në sulm për Haller

 Sezoni i shkëlqyer i Sebastien Haller tek Ajaxi po i siguron pretendentë ditë pas dite francezit.

 Pas interesit të Bayern Munchen , ekip që nuk e di akoma çfarë do të ndodhë me Robert Lewandowskin , Manchester United është përfshirë në këtë histori duke i treguar gjermanëve se do të kenë një sfidë të ashpër përpara.  

Sipas ‘ The Sun ‘ , ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të ndërmarrin seriozisht aksione në funksion të fuqizimit gjatë merkatos së verës dhe shtatlarti i hollandezëve e ka bindur Erik Ten Hagun se mund të përshtatet tek anglezët të cilët medoemos duan ta lartësojnë figurën duke filluar që nga sezoni vijues.

 Në ‘’ Old Trafford ‘’ kanë filluar spastrimet dhe një ndër më të përfolurit për ofensivën është  Edinson Cavani për të cilin tek Manchester United nuk ka më vend dhe Erik Ten Hag gëzon një respekt të veçantë për Sebastien Haller të cilët vijojnë të bashkpunojnë tek kryeqytetasit , eksperiencë që do të marrë fund me finalizimin e sezonit.  

Statistikat bombastike janë një garanci për të ardhmen e ofensivës së Manchester United dhe deri më tani , fare afër përfundimit numëron 33 gola dhe 6 asiste në 39 sfida , rezultate që i ka treguar kudo ku ka vënë këmbën.  

Për më tepër Sebastien Haller shquhet si një lojtar shumë i fortë fizikisht  dhe gjatësia e favorizon pothuajse gjithmonë në luftën në ajër dhe gjithashtu është shumë i vështirë për tu përballuar në luftën një kundra një, cilësi që e shëndërrojnë në një element tejet të preferuar nga ky Manchester që s’po bën gjë tjetër veçse po insiston për lojtarët më të spikatur në arenën europiane. 

Lufta për një vend në Europë mbetet e hapur deri në fund dhe djemtë e Ralf Rangnick do ta bëjnë të vetën duke shpresuar edhe në disfatat e rivalëve direktë me objektivin e futjes në Champions League i cili ndoshta do të garantojë qëndrimin e peshave  të rënda në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy