
Sulmuesi Joselu është një ndër lojtarët i cili e përfundon huazimin tek Real Madridi në 30 qershor por me rendimentin e treguar në sezonin aktual, i ka shtyrë drejtuesit të analizojnë opsionin e blerjes së kartonit.
12 gola dhe 4 asiste në 31 sfida e kanë bindur Carlo Ancelottin se është një element i cili i duhet ‘’ Galaktikëve ‘’ për të ardhmen.
Drejtuesit e kryeqytetasve kanë rënë dakord për qëndrimin e golashënuesit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, duke qenë se ofron garanci në metrat e fundit, tek kjo skuadër, e cila si gjithmonë është rivali për tu mundur, në çdo kompeticion.
Eksperienca mbi supe, sidomos në La Liga, një kampionat me koeficent të lartë vështirësie, e ka ndihmuar për të spikatur 33 vjeçarin e lindur në Stuttgart të Gjermanisë, i cili me shumë gjasa do të vijojë ta mbajë veshur fanellën e ‘’ Los Blancos ‘’ në të ardhmen.
Sezoni deri më tani mund të konsiderohet fantastik për madrilenët, skuadër që vijon të dominojë në La Liga, të cilën e pret Leipzigu në fazën me eleminim direkt në Champions League.



