
Laçi ka shkatërruar Dinamon me shifrat e thella 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Abissnet Superiore.
Kurbinasit kanë dhuruar spektakël në shtëpi, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, me portierin Bakaj që u detyruar ta nxjerrë topin plot 5 herë nga porta e tij.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e golit të Guindo, shënuar në minutën e 7-të, ndërsa e dyta ishte tjetër histori, pasi skuadra e Josës shënoi plot 4 herë të tjera. Në minutën e 54, ishte Zarubica që shënoi të dytin pas një kundërsulmi, ndërsa më pas erdhën edhe golat e tjerë, me Shehun në minutën e 60-të, Guindo në minutën e 73 dhe Lushkja në minutën e 76.
Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa Dinamo zbret në vendin e gjashtë me 13 pikë.



