James Rodriguez mendon rikthimin në Europë

James Rodriguez mendon rikthimin në Europë

Eksperienca tek Al – Rayyan parashikohet se është drejt fundit për James Rodriguez i cili e ka kthyer kokën mbrapa dhe  gjatë një deklarate në rrjetin social ‘ Twich ‘ është shprehur i gatshëm të zbarkojë përsëri në kontinentin e vjetër sepse e ka rikuperuar besimin dhe mendon se mund të lërë gjurmë si në të kaluaren.

Kolumbiani ka kaluar momente shumë të bukura me ekipe të niveleve si Porto , Real Madrid, Bayern Munchen , Monaco dhe Everton dhe mendon të lërë Azinë për t’iu rikthyer futbollit më kompetitiv në botë .

30 vjeçari është i ndërgjegjshëm se e ka pjekurinë e duhur për të qenë protagonist përsëri dhe në lidhje me këtë ide është shprehur :

“  Besoj se ka ardhur momenti për të filluar një eksperiencë ndryshe  . Po e mendoj rikthimin në Europë por s’mund të anashkaloj as Amerikën pasi është një kampionat që ka shënuar rritje në vitet e fundit  “ , theksoi mesfushori i ‘’ Los Cafeteros “ .  

Pavarësisht se e kaluara nuk i krijon shumë entuziazëm sepse nuk shkëlqeu në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, as e tashmja nuk po e kënaq sa duhet , në një kampionat shumë më inferior.

Ky fakt mund t’ia ndërlikojë situatën e të ardhmes sepse ekipet e mundshëm do ta analizojnë me detaje  transferimin e James Rodriguez pasi mund të përsërisë të njëjtën histori dhe të rezultojë  një dështim total .

 Ndërsa  Major League Soccer konsiderohet më i pranueshëm për ishi-n e Banfield sepse kërkesa e llogarisë nuk është si në kontinentin e vjetër por duhet theksuar se është një kampionat që ka shënuar rritje në vitet e fundit dhe është pasuruar me shumë yje të futbollit të cilët shkruajtën historinë në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy