
Pavarësisht interesit të Napolit për Marc Casado në orët e fundit një tjetër gjigand është përfshirë në këtë listë.
Bëhet fjalë për Milanin, duke qenë se mesfushori nuk bën më pjesë në planet e trainerit Hansi Flick.
Seria A konsiderohet një destinacion ideal për vijimësinë e 22 vjeçarit, i cili nuk ka patur hapësirat e mjaftueshme tek Barcelona për tu shprehur.
Një transferim i mundshëm në ‘’ San Siro ‘’ mund ti japë një tjetër perspektivë karrierës së katalanasit, një ndër më të spikaturit e dalë nga akademia ‘’ La Masia ‘’.
Traineri i ‘’ Djallit ‘’ Ruben Amorim konsideron se mund të jetë një vlerë e shtuar, duke qenë se e lexon mirë lojën, është kreativ dhe shumë luftarak në çdo duel.
Megjithatë, referuar situatës në të cilën ndodhet asnjëherë nuk është e lehtë të braktisësh klubin e zemrës, edhe pse të luash për shtatë herë fituesit e Champions Leagues është një shans i cili nuk të jepet shumë herë gjatë karrierës.
Marc Casado është i përgatitur për çdo sfidë dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë gjatë javëve të ardhshme.
Sezonin e katërt në ‘’ Camp Nou ‘’ e përfundoi me 34 sfida dhe 1 asist por mungesa e hapësirave mund ta përshpejtojë largimin.



