
Mbrojtësi Jurgen Goxha ka dal lojtar i lirë. Futbollisti shqiptar ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Sabail në Azerbajxhan dhe tashmë është pa kontratë.
29-vjeçari luan prej dy sezonesh në elitën e futbollit në Azerbajxhan, ku fillimisht u transferua te Qabala dhe më pas te Sabail.
Mbrojtësi tani është një opsion i mirë edhe për klubet e Superiores, teksa e njeh edhe kampionatin mirë, pasi në të kaluarën ka luajtur për Teutën, Tiranën dhe Bylisin.



