
Sot do të përfundojnë Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Të filluara zyrtarisht më 23 korrik, Olimpiada vendos “perdet” sot, teksa prej orës 13:00 me kohën tonë lokale do të fillojë ceremonia përmbyllëse.
Japonia do të shuajë sot flakën olimpike më shumë se një-vjeçare, duke mbyllur kësisoj Lojërat Olimpike të Tokios që u ndikuan nga pandemia, politika dhe trazirat personale të sportistëve.
Pothuajse të gjitha garat veçse kanë përfunduar, ndërsa kjo është edhe renditja e vendeve pjesëmarrëse.
Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse prin ShBA që e ka parakaluar në ditën e fundit Kinën dhe ka 113 medalje gjithsej, 39 të arta 41 të argjendta dhe33 të bronzta.
Pas saj vjen Kina me 88 medalje gjithsej. Ata kanë momentalisht 38 të arta, 32 të argjendta dhe 18 të bronzta.
Top-5shen e përmbyllin shteti nikoqit Japonia, Komiteti Olimpik i Rusisë dhe Britania e Madhe.
Kosova gjendet në vendin e 41-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos, ndërsa Shqipëria nuk arriti të fitojë asnjë medalje.



