Alternativat e Liverpool për sulmin

Alternativat e Liverpool për sulmin

Dëmtimi i Luiz Diazit dhe ulje-ngritjet e Darwin Nunezit , lojtar që nuk e ka bindur Jurgen Kloppin i kanë bërë drejtuesit e Liverpoolit të përfshihen në merkato për ti hedhur prapa krahëve problematikat e të kaluarës.

Traineri gjerman ka kërkuar tre transferime në ‘’ Anfield Road ‘’ duke e vënë theksin tek lojtarët e rinj , të cilët mund të përfaqësojnë ‘’ The Redsat ‘’ në të ardhmen. 

Cody Gapko vijon të preferohet shumë për metrat e fundit, sulmues që la gjurmë në Botërorin e Katarit por s’mundi të avancojë me Hollandën, e cila u mposht në çerekfinale nga Argjentina e Lionel Messit.

Manchester United dhe Chelsea në Premier League dhe  Real Madridi në La Liga do të jenë kundërshtarët e Liverpoolit për 23 vjeçarin , e ardhmja e të cilit parashikohet larg Psv Eindhovenit.

Youssoufa Moukoko është një tjetër talent që ka spikatur tek Borussia Dortmundi dhe sipas ekspertëve e ka potencialin për tu bërë pjesë e një ekipi të famshëm. 

Gjithsesi, Liverpooli s’do ta ketë të lehtë sepse edhe në Spanje do të zhvillohet ‘’ Superclasico ‘’ ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës për golashënuesin e lindur në Yaunde.

Lista mbyllet me Joao Felix, i cili e ka humbur besimin e Cholo Simeones dhe tashmë i janë hapur dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’.

Sipas ‘ Liverpool Echo ‘, portugezi preferohet nga ishi i Borussia Dortmundit, duke patur parasysh se dëmtimi i kolumbianit është një çështje serioze , e cila duhet domosdoshmërisht të marrë zgjidhje gjatë merkatos  dimërore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy