Gafa në prezantim, sulmuesi ngatërron logon e klubit anglez

Gafa në prezantim, sulmuesi ngatërron logon e klubit anglez

Maxwell Cornet bëri një lëvizje të rëndësishme në merkaton e kësaj vere, teksa u largua nga francezët e Lyon, për të kaluar në Premier League te Burnley. Sulmuesi anësor i kushtoi 15 milionë euro arkave të klubit anglez.

Tifozët e Burnley presin me padurim ta shikojnë në fushën e lojës, për të parë nëse klubi i tyre ka bërë zgjedhjen e duhur për repartin e avancuar.

Megjithatë, Cornet vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr ende pa zbritur në fushën e lojës. Lojtari ka bërë një gafë gjatë prezantimit të tij, e cila nuk ka kaluar pa u vënë re.

Teksa po bënte foton zyrtare, me skuadrën e re, lojtari ngatërron logon e klubit me logon e sponsorit teknik. Me gishtin treguar të dorës së majtë, Cornet tregon logon e sponsorit teknik, e cila ndodhej në të djathtë të tij, me idenë se po bënte me shenjë logon e klubit.

Menjëherë kjo është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, nga tifozët që kishin ndjekur prezantimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy