Thiago Motta, dëshiron Zirkzeen tek Juventusi

Thiago Motta, dëshiron Zirkzeen tek Juventusi

  Duke qenë se jemi shumë afër merkatos së dimrit, traineri i Juventusit Thiago Motta ka filluar të planifikojë ekipin për pjesën më vendimtare të sezonit.

Numri një i stolit pretendon të përforcojë vijën sulmuese dhe ia ka vënë syrin Joshua Zirkzees.

Sezonin e shkuar hollandezi shkëlqeu nën drejtimin e ish mesfushorit të Barcelonës tek Bologna, për të cilin sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ beson se do ti vijë në ndihmë ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.

Tek Manchester United golashënuesi  vijon të hasë vështirësi dhe mendohet se eksperienca në ‘’ Old Trafford ‘’ mund të përfundojë shumë shpejt.

Torinezët i ofrojnë mundësinë për të rikuperuar nga terreni i humbur, në një kampionat të cilin e njeh shumë mirë.

23 vjeçari deri më tani ka arritur statistika për tu harruar me 20 herë kampionët e Premier Leagues, i cili ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka kontribuar me 2 asiste në 16 sfida.

Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Thiago Mottas dhe ishi-t të Anderlecht ndoshta mund ti japin startin fillimit të një tjetër aventure shumë shpejt, tek ish rekordmenët e Serisë A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy