Musta protagonist me gol dhe autogol, Kukësi mposht Partizanin me përmbysje

Musta protagonist me gol dhe autogol, Kukësi mposht Partizanin me përmbysje

Kukësi ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të në Abissnet Superiore.

Ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare ajo e zhvilluar në “Loro Boriçi”, ku protagonist absolut ishte mbrojtësi i Partizanit, Emiljano Musta.

Ky i fundit fillimisht i dha avantazhin të kuqve në minutën e 11-të, me një supergol nga goditja e dënimit.

Megjithatë në minutën e 72-të, Musta e kishte fatin kundër, pasi një top i tij i kthyer mbrapa, shkon në rrjetë duke shkaktuar autogol, për t’i dhënë barazimin Kukësit.

Nga ky autogol verilindorët morën zemër dhe u hodhën në sulm për golin e fitores, të cilin e gjetën në minutën e 84 me Gjelbrim Taipin, i cili pasi përfitoi nga hapësirat e lëna, gjuan bukur me të majtën dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

Me këtë fitore, Kukësi arrin përkohësisht Tiranën në krye të renditjes me 27 pikë, ndërsa Partizani pëson humbjen e 5-të për këtë sezon dhe mbetet në vendin e pestë me 18 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy