Ekzekutohet kapiteni i Hondurasit, Arnold Peralta

Ekzekutohet kapiteni i Hondurasit, Arnold Peralta

Ështe ekzekutuar me armë zjarri kapiteni i kombëtares së Hoondurasit, Arnold Peralta.Ngjarja ka ndohur pranë një qëndre tregtare në qytetin La Ceiba.

 

26-vjeçari Peralta është qëlluar me 11 plumba në kokë ndërsa ekzekutori është larguar menjëherë me motor nga vendi i ngjarjes. Burimet policore kanë bërë me dije se bëhët fjalë për vrasje të paramenduar. Ky ekzkutim ka shokuar botën e futbollit në Honduras, ku ngjarje të tilla për shkak të përplasjeve të bandave riale janë bërë të zakonshme.

 

Peralta ishte lideri i Deportivo Olimpias, klubit më të titulluar në Honduras, klub me të cilin kishte firmosur kontratë gjatë merkatos së verës, pas dy viteve të kaluar në Skoci te ekipi i Gallsgow Rangers. Javën e kaluar kjo skuadër ishte eliminuar në gjysmëfinale të kampionatit nga rivalët e Motaguas.

 

Vrasja e 26-vjeçarit të sjell në mendje ekzekutimin në Kolumbi të Andres Escobar në parkingun e një bari për shkak të një autogoli që shënoi gjatë Botërorit të shvilluar në SHBA 1994. Peralta humbi finalet e Brazil 2014, pasi u dëmtua vetëm pak javë para startit të eventit, por ka qenë pjesë e kombëtares U-20 të Hondurasit madje edhe kapiten i saj në Olimpiadën “Londër 2012″.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy