Shqipëria ka planifikuar të zhvillojë një miqësore me Italinë më 16 nëntor në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.
Megjithatë miqësorja me Italinë, nuk do të jetë ndeshja e vetme për Kombëtaren kuqezi, gjatë muajit nëntor.
Mësohet se kuqezinjtë do të përballen edhe me Armeninë. Ndeshja është planifikuar më 19 nëntor në stadiumin “Air Albania”, ndonëse ende nuk është e konfirmuar nga FSHF.



