
Sulmuesi Viktor Gyokeres është shëndërruar në një ndër më të përmendurit në Europë, për të cilin Chelsea i ka trokitur në derë Sporting Lisbonës.
Suedezi i ka tejkaluar pritshmëritë dhe deri më tani numëron 15 gola në 18 sfida me kryeqytetasit, fakt i mjaftueshëm për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ për ta pretenduar.
Momenti i Chelseat natyrisht është shumë kritik dhe pronari Todd Boehly është shprehur i gatshëm të investojë 100 milionë euro për ta transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’, çmim që i korrespondon kartonit të golashënuesit.
Kryeqytetasit janë shumë larg të kaluarës, fakt që konfirmohet me renditjen në vendin e 12-të pas 16 sfidash.
Prioritet për Mauricio Pochettinon është pikërisht përforcimi i vijës sulmuese dhe ndër të tjerë Viktor Gyokeres vlerësohet elementi i duhur për të shtuar rezultatet në metrat e fundit.
Pas sezonit të kaluar i cili nuk i dha shansin anglezëve për të qenë si gjithmonë pjesëmarrës në Europë, aktuali po rkonfirmon se diçka nuk po funksionon tek Chelsea.



