
Ecuria shumë e mirë e Yunus Musah në sezonin e shkuar me Milanin, ka tërhequr vëmëndjen e drejtuesve të Napolit.
Në këtë merkato verore priten disa ndryshime tek ekipi i Antonio Contes, i cili ia riktheu buzëqeshjen.
Me italianin në stol, ‘’ Il Partenopei ‘’ i kanë treguar dhëmbët çdo rivali dhe në fund u kurorëzuan kampionë të Serisë A.
Traineri nga Lecce ka filluar të përgatitet për sezonin vijues, i cili do të jetë tejet i vështirë dhe synohet domosdoshmërisht vijimi në të njëjtën linjë.
22 vjeçari shquhet për adaptimin në disa pozicione të mesfushës dhe është shumë i fortë fizikisht, i cili mund ti vijë në ndihmë bardhekaltërve në të ardhmen e afërt.
Megjithatë, drejtuesit nga Milano e vlerësojnë kontributin e Yunus Musah dhe s’do t’ia lehtësojnë largimin nga ‘’ San Siro ‘’, duke qenë se mund të përforcojnë një rival direkt.
Tifozeria e zjarrtë e Napolit natyrisht po përjeton një moment ideal dhe tashmë janë të entuziazmuar referuar merkatos së verës, periudhë gjatë të cilës priten disa transferime dhe largime nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.



