Shqipëria ndeshet sot me Gjeorgjinë, priten ndryshime në formacionin kuqezi

Shqipëria ndeshet sot me Gjeorgjinë, priten ndryshime në formacionin kuqezi

Shqipëria do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar për këtë muaj ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ora 18:00.
Kjo do të jetë përballje e 14 mes dy kombëtareve. Shqipëria ka triumfuar në tre raste, tre sfida kanë përfunduar në barazim dhe shtatë fitore kanë shkuar për gjeorgjianët.
Nga këto ndeshje, nëntë kanë qenë për eleminatoret e Kampionateve Evropiane dhe Botërore. Ndërsa, katër të tjerat kanë qenë miqësore.
Shqipëria do të jetë pa shërbimet e Ivan Balliut, Keidi Bares dhe Myrto Uzunit në këtë takim. Të tre lojtarët janë bashkuar me klubet e tyre.
Edoardo Reja ka paralajmëruar në konferencën para ndeshjes se Thomas Strakosha do e nisë titullar sfidën ndaj Gjeorgjisë.
Në mbrojtje, krahun e djathtë pritet ta marrë Odise Roshi dhe në të majtë Emir Lenjani.

Treshja e mbrojtjes, Ardjan Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla nuk do të ndryshojë.
Në mesfushë pritet aktivizimi nga minuta e parë e Ylber Ramadanit, Kristjan Asllanit dhe Endri Çekiçit. Dhe në sulm, Armando Broja do të shoqërohet nga Rei Manaj
Skema 3-5-2: Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla; Roshi, Ramadani, Asllani, Çekiçi, Lanjani; Braoja, Manaj.
Dueli i parë është luajtur në Shqipëri më 14 dhjetor 1994 dhe ishte i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 1996.

Ajo sfidë u fitua nga Gjeorgjia me rezultatin 1-0.
Takimi i fundit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy