Matraxhiu: Në Kategorinë e Parë bëhen masakra të mëdha, arbitrat i tremben vetëm mediave

Matraxhiu: Në Kategorinë e Parë bëhen masakra të mëdha, arbitrat i tremben vetëm mediave

Menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se në Kategorinë e Parë, bëhen masakra të mëdha, të cilat sipas tij vijnë për shkak se ndeshjet nuk transmetohen në TV.

Matraxhiu deklaroi se arbitrat i frikësohen vetëm kamerave aty, ndërsa shtoi se duhet të transmetohet edhe Kategoria e Parë, jo vetëm Superiorja.

Ne duam të joshim me anë të trampolinës, por pa transmetim mediatik, është e vështirë. Këtu censurohet. Ka shumë tifozë anë mbanë botës që duan të shikojnë ekipet e tyre dhe nuk e kanë të mundur. Nuk duhet të transmetohet vetëm Superiorja, duhet të transmetohet edhe Kategoria e Parë. Puna e trajningut është shumë e vështirë në Kategorinë e Parë. Arbitrat aty duken si gladiatorët, flamuri i duket si shpatë, ndërsa bilbili, iu duket si shigjetë. Aty ka nga masakrat më të mëdha. Fillon përgatitja e terrenit që në fillim, duke filluar nga vijëzimet. Kjo nuk ndodh kur ka kamera, sepse i frikësohen.

Hiq një Skënderbe që ka bërë histori në Europë nga skuadrat e tjera shqiptare, të tjerat kanë bërë thjesht shëtitje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy