Shyti: Ndryshimet në ligjin e sportit janë klienteliste (VIDEO)

Shyti: Ndryshimet në ligjin e sportit janë klienteliste (VIDEO)

Në mbledhjen e sotme të asamblesë së FSHF-së, presidenti Duka atakoi ndryshimet e fundit në ligjin për sportin, që kanë kaluar në komision parlamentar një ditë më parë. Në studion e MCN Informacion, Artan Shyti, ish-zv.ministër Sporti, tha se ndryshimet në ligj janë klienteliste. Ai theksoi se është e domosdoshme që shqyrtimi i tyre të shtyhet për në shtator, kur mblidhet Parlamenti i ri.   

Nuk është as koha dhe as mënyra si këto ndryshime janë bërë. Përmbajtja e tyre është skandaloze. Kemi të bëjmë me një realitet, ku ligjet ndryshohen dhe ato që janë nuk zbatohen. Ligji i sportit nuk zbatohet. Zoti Duka ka të drejtë. 

Nuk foli vetëm zoti Duka, foli asambleja e Federatës së Futbollit. Është në nderin e Parlamentit që ta lërë këtë diskutim për në legjislaturën e re. 

Ndryshimet janë çuar nga Komiteti Olimpik. Janë ndryshime që duan ta bëjnë edhe ministri, edhe federatë, janë ndryshime klienteliste.

Mostrajtimi i ligjit të sponsorizimit. Kërkesa e federatave që të merret në konsideratë ka shqetësim për atë që kërkon sporti. Më shumë ndjekin nga mbrapa interesa grupimesh që nuk kanë të bëjnë me sportin. Mbyllja e veshëve ndaj këtyre kërkesave është e domosdoshme të korrigjohet në legjislaturën e ardhshme.  

Problemi i arbitrazhit ka ngelur zvarrë. Është përgjegjësi e KOKSH që ka një status ligjor të pamiratuar. Gjykata e Lozanës e ka dhënë vendimin. Në mënyrë absurde vendimi i saj nuk zbatohet në Shqipëri. 

Pjesa e Ministrisë së Sportit është jashtë funksionit prej vitesh. Është kthyer në një bisht të Komitetit Olimpik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy