Barcelona  pretendon Gundogan dhe Mahrez

Barcelona pretendon Gundogan dhe Mahrez

  Pas dështimit me Georginio Wijnaldum  i cili  mori rrugën drejt Parisit , Barcelona ka kthyer menjëherë faqe duke parë përpara .  Katalanasit edhe pse po vuajnë në aspektin ekonomik  dëshira e madhe për revolucion ia shton intensitetin e kërkimit të lojtarëve cilësorë .   Me ndërgjegjjen absolute se  duhen elementë me peshë për të  përballuar një sezon që me siguri do të jetë shumë kompetitiv , ‘’ Los Cules ‘’ kanë deklaruar nisjen e ofensivës për Ilkay Gundogan dhe Riyad Mahrez .  

Sipas ‘’ Chiringuito de Jugones ‘’  drejtuesit e Barcelonës ditën e djeshme kanë zhvilluar një mbledhje me agjentët e tyre për të parë se deri ku mund të shkojnë në lidhje me këto operacione .   Avantazhi i spanjollëve  është se gjermani dhe algjeriani nuk  bëjnë pjesë në planet e Pep Guardiolas për  sezonin vijues  dhe Barcelona do të sforcohet për ti transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse janë lojtarë që mund ti shërbejnë revolucionit të menduar  .   Këto objetiva vazhdojnë të shqyrtohen me detaje  në kampin e katalanasve sepse akoma nuk kanë zgjidhur të ardhmen e Ousmane Dembeles dhe  Trincaos   dhe për lojtarët e sipërpërmendur është llogaritur  përfshirja e  elementëve  të anashkaluar nga traineri Ronald Koeman për të ulur disi koston e operacionit .  

Lojtarët në fjalë mund të shëndërrohen në referentë kryesorë për këtë skuadër  e cila vijon luftën  në aspektin e fuqizimit të mëtejshëm me objektivin e  ringritjes së menjëhersheme dhe kthesës së shumë ëndërruar në  Katalunjë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy