
Pas humbjes minimale në ndeshjen e parë, Bayern Munich do të kërkojë përmbysjen ndaj Lazios në Champions League.
Një ditë para sfidës, trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel, foli në konferencë për shtyp, ku deklaroi se skuadra e tij synon sa më shumë gola.
Duhet të fitojmë me dy gola diferencë. Presioni është pjesë e lojës në nivelet e larta, ai është i nevojshëm për të bërë gjëra të jashtëzakonshme. Duhet të fitojmë kundër një skuadre të mirëorganizuar.
Nesër kërkohet durim, nuk duhet të humbasim arsyen e të hapemi krejtësisht. Na duhet një miks gjakftohtësie dhe emocionesh. Duhet ta tregojmë që në fillim që synojmë të shënojmë gola.
Sfida Bayern Munich-Lazio do të luhet këtë të martë në orën 21:00.



