
Alesandro del Piero ka bërë një analizë të Juventusit, që po kalon një moment shumë të veshtirë në Seria A. Sipas legjendës së klubit bardhezi situata është pesimiste, por ai bën thirrje që mos të kritikohet Cristiano Ronaldo.
“Ajo që dallohet qartë deri tani, është se ky Juventus është bosh brenda vetes, aq sa edhe në një ndeshje jetike për Champions-in si kundër Milanit nuk gjeti stimujt për të lëvizur muskujt. Nëse Milani me Ibrën e Kesin tërhoqën skuadrën, Juvja nuk ka liderë të tillë.
Po Ronaldo? Boll e fajësuam Kristianon, pasi ai nuk është më 30 vjeç dhe duhet shërbyer dhe mbi të gjitha nuk mund ta zgjidhë gjithmonë ai këtë situatë.
Pas 9 vitesh është e vështirë të gjesh stimuj dhe prandaj mendoj se Juvja morri një figurë si Pirlo. Më vjen keq që Andrea po vuan një situatë si kjo, por problemi i tij është se nuk mund ta refuzonte ofertën e Juves. Fundja, kush do të ishte ai që do ta bënte këtë”, tha “Pinturikio.



