Dejvi Bregu do të vazhdojë karrierën në Poloni. 28-vjeçari u prezantua këtë të premte te skuadra e Wisla, që militon në kategorinë e parë polake.
Sulmuesi është larguar nga Turqia, ku ishte pjesë e Umraniyespor së fundmi, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Boluspor.
Kjo do të jetë aventura e parë për Bregun në Poloni, teksa përveç Turqisë, ka luajtur me disa skuadra në Shqipëri si Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeu dhe Teuta.



