
Një ndër prioritetet e merkatos së Interit vijon të jetë rinovimi me Milan Skriniar .
Për sllovakun pritet një sfidë e ashpër por zikaltërit kanë filluar të shqetësohen sepse ishi i Sampdorias konsiderohet ndër më cilësorët e italianëve.
Edhe këtë herë, sipas ‘ Calciomercatos ‘ , drejtuesit nga Milano nuk e kanë bindur 27 vjeçarin , agjentët e të cilit pretendojnë 7.5 milionë euro në sezon dhe ish fituesit e Scudettos kanë ofruar 6 milionë euro.
Pas dere qëndron Paris St Germain kundrejt një oferte normalisht më tërheqëse e cila i turbullon ujërat. Megjithatë duhet nënvizuar se dëshira e qëndërmbrojtësit lidhet me qëndrimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, nëse Interi i përmbush pritshmëritë e nxënësit të Simone Inzaghit.
Gjatë ceremonisë të vlefshme për ‘’ Topin e Artë ‘’ , Beppe Marotta , CEO i italianëve u shpreh mbi këtë çështje duke vënë theksin se të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje për të mirën e përbashkët.
‘’ Les Pariziens ‘’ konsiderohen një rrezik serioz për Interin sepse fuqia e Nasser Al Khelaifit mund ta bindë të transferohet në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe nëse do të jetë kështu , do ti shkaktonte një problem serioz Interit.



