
Ndër vite një ndër problematikat e theksuara tek Barcelona ka rezultuar prapavija.
Përpjekjet e drejtuesve kanë qenë të shumta për ti dhënë fund luhatjeve, të cilët do ti vijojnë edhe në merkaton e verës.
Alessandro Bastoni është shëndërruar në një prioritet për trainerin Hansi Flick i cili ia njeh shumë mirë cilësitë.
26 vjeçari përfshihet në rangun e më të mirëve aktualisht në Europë, fakt i mjaftueshëm për tu pretenduar nga një ekip elite.
Në të kaluarën edhe Real Madridi bashkë me Manchester City-n e kanë pretenduar në më shumë se një rast dhe nëse do ti rikthehen kësaj gare natyrisht do ta bëjnë edhe më emocionuese.
Ishi i Parmës mbetet një referent tek Interi, shumë bindës në duelet një kundra një, i aftë për të dalë drejt kundrasulmeve me shpejtësi.
Drejtuesit e zikaltërve e kanë paracaktuar shifrën për largimin e Alessandro Bastonit nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ e cila i arrin 80 milionë eurot.
Qëndrimi i Jules Koundes në ‘’ Camp Nou ‘’ nuk është i garantuar dhe Hansi Flick i ka kërkuar Joan Laportas transferimin e ish fituesit të Europianit me ‘’ Azurrët ‘’ në 2020-tën.
Ishi i Sevillas pretendohet në Premier League dhe ‘’ Blaugranët ‘’ kanë filluar të mendojnë për ta zëvëndësuar denjësisht.
Në rastin e një oferte të konsiderueshme për francezin ‘’ Los Cules ‘’ do të nisin ofensivën për qendërmbrojtësin i cili është pjesë e Interit prej shtatë sezonesh.



