Argjentina vendos të shkarkojë trajnerin Sampaoli (VIDEO)

Argjentina vendos të shkarkojë trajnerin Sampaoli (VIDEO)

Jose Sampaoli nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Argjentinës, duke hedhur poshtë zërat që e rikonfrimuan atë sërish në krye të stolit të kësaj përfaqësuese.

Lajmi është raportuar nga mediat më të mëdha në Argjentinë të cilat kanë raportuar se trajneri Sampaoli ka pasur një takim me presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit dhe është arritur marrveshja që bashkëpunimi mes dy paleve mos të vijojë më.

Federata Argjentinase ka vendosur që të shkarkojë Sampaolin pas dështimit që bëri në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” dhe do t’i japë një dëmshpërblim prej dy milionë eurosh.

Tashmë mbetet vetëm që të vijë dhe konfirmimi zyrtar nga ana e Federatës Argjentinase të Futbollit.

Jorge Sampaoli drejtoi Argjentinën në botërorin “Rusi 2018”, ku skuadra u eliminua që në fazën e 1/8-ave, nga skuadra e Francës pas humbjes me shifrat 4-3.

Përveç eleminimit, Sampaoli u vu në qëndër të kritikave dhe për mënyrën se si i vendoste lojtarët në fushën e lojës dhe zgjedhjet e dyshimta në formacion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy