U luajtën ditën e sotme 5 ndeshjet e kampionatit të Maqedonisë së Veriut, të vlefshme për javën e tetë.
Shkëndija e Tetovës u ndal në barazim 1-1 ndaj Strugës, duke bërë kështu një hap fals. Struga kaloi e para në avantazh me Skënderin në minutën e 11-të, ndërsa Shkëndija barazoi me Timovskin në minutën e 80-të.
Renova mori një fitore me shumë vlera, teksa mposhti 5-2 Bregalnica Stip, duke u ngjitur kështu në vendin e parë me 17 pikë.
Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Skopje mposhti 0-2 Borecin, Tikves triumfoi 3-0 ndaj Makedonija GP, ndërsa Rabotnicki-Pelister u mbyll në barazim 1-1.



