
Pas bisedimeve intensive ndërmjet drejtuesve të Romës dhe Chelseat , besohet se e kanë arritur akordin për huazimin për një sezon të Romelu Lukakut. Italianët do të shpenzojnë 4.8 milionë euro për të ashtuquajturin ‘’ Bualli ‘’ , i cili do të përfitojë një rrogë afro 7 milionë eurosh në sezon , duke mos përfshirë blerjen e detyrueshme të kartonit të tij. Gjithsesi, duke nisur nga 1 korriku i 2024-tës sulmuesi potent do të rikthehet në ‘’ Stamford Bridge ‘’ por sezoni aktual do të jetë shumë përcaktues për marrjen e një vendimi definitiv nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’. Të besuarit e Jose Mourinhos nuk e kanë nisur mirë sezonin 2023-2024, të cilët numërojnë një barazim dhe një humbje, respektivisht kundër Salernitanës në ‘’ Olimpico ‘’ dhe Veronës në transfertë dhe i ashtuquajturi ‘’ The Special One ‘’ beson se me 30 vjeçarin ofensiva mund të funksionojë ndryshe në vijimësi . Në sezonin e shkuar tek Interi, ishi i West Bromwich Albion shënoi vetëm 14 gola dhe kontriboi me 7 asiste në 1988 minuta, shifra larg pritshmërive të Simone Inzaghit.



