
Puna për sezonin e ardhshëm ka filluar tashmë në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe një ndër prioritetet mbetet stoli.
Paris St Germain kërkon një trainer që mund ti liderojë drejt fitimit të Champions Leagues , kompeticion për të cilin s’do të ndalet asnjeherë së luftuari .
Favoriti vijon të jetë Zinedine Zidane por drejtuesit e kryeqytetasve kanë preferuar të kenë një as nën mëngë nëse nuk do të arrihet akordi me ‘’ Zizou ‘’.
Dy janë alternativat sipas gazetarit Di Marzio .
Joachim Low mbetet një garanci për të ardhmen falë kontributit të dhënë tek Gjermania , kombëtare me të cilën fitoi Botërorin e 2014-tës , i katërti në historinë e ‘’ Trikolorëve ‘’ dhe gjithashtu Kupën e Konfederatave në 2017-tën .
Nuk mund të harrohet as suksesi me Stuttgartin në 1997-ën me fitimin e kupës së Gjermanisë dhe shpallja si traineri më i mirë në botë pas fitimit të Botërorit.
Që nga 2018-ta 62 vjeçari kryeson me numrin më të madh të ndeshjeve, ekzaktësisht 198 në stolin e ‘’ Panzerave ‘’ dhe duke marrë parasysh rezultatet në të kaluarën , ‘’ Les Pariziens ‘’ vijojnë ta kenë gjithmonë nën vëzhgim.
Kandidati tjetër është Thiago Motta. Ish mesfushori drejtoi ekipin e 19-vjeçarëve dhe më pas u transferua në Serinë A , fillimisht tek Genoa dhe aktualisht tek modestët e Spezias .
39 vjeçari kaloi një eksperiencë shumë të bukur si lojtar i francezëve gjatë viteve 2012-2018 e më pas vendosi të varë këpucët në gozhdë për të vijuar si trainer.
Interesi i Paris St Germain ia rrit vlerat sepse do të thotë se ka dhënë rezultate dhe e ka pothuajse të siguruar qëndrimin në Scudetto me Spezian edhe për sezonin tjetër.
Këto dy trainerë sigurisht kanë influencuar shumë në ekipet e drejtuara , në kontekste të ndryshme dhe e meritojnë interesin e gjigandëve të Ligue 1, të cilët kanë si prioritet çdo sezon fitimin e Champions Leagues.



