Lukaku, dëshiron qëndrimin tek Roma

Lukaku, dëshiron qëndrimin tek Roma

  Huazimi i Romelu Lukakut tek Roma po nxjerr përsëri në pah cilësitë e padiskutueshme të tij.

Sulmuesi është shëndërruar në një referent në metrat e fundit dhe traineri Jose Mourinho ndihet shumë krenar për ecurinë e tij.

Në orët e fundit belgu është shprehur mbi të ardhmen, i cili ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në ‘’ Olimpico ‘’ pasi ndihet shumë komod nën drejtimin e të famshmit ‘’ The Special One ‘’.

Tashmë kanë filluar negociatat ndërmjet drejtuesve të ‘’ Verdhekuqve ‘’ dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’ në lidhje me blerjen e kartonit të ‘’ Buallit ‘’, një rrezik për çdo rival.

Aspekti fizik dhe nuhatja për golin e kanë ndihmuar gjithmonë ishi-n e West Bromwich Albion për ti arritur objektivat, cilësi që po i tregon edhe në rradhët e Romës.

Ndërkohë, një avantazh për ish fituesit e Conference Leagues është se 30 vjeçari nuk përfshihet në planet e Mauricio Pochettinos për të ardhmen dhe me deklaratën e tij traineri luzitan mund të qëndrojë i qetë.

17 gola dhe 4 asiste në 34 sfidat e sezonit aktual reflektojnë potencialin e shtatlartit belg, shumë i rëndësishëm për Romën në çdo sfidë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy