Gazetari Tami Kona thotë se fitorja është i vetmi opsion në përballjen me Andorrën. Në studion e MCN Informacion, ai u shpreh se pavarësisht se një kombëtare e vogël, Andorra mund të kthehet në sfidë për kuqezinjtë.
Silvinjo i ka bazuar përgjigjet e veta te rëndësia që futbollistët duhet të kenë në këto ndeshje. Kombëtarja jonë duhet të ketë përqendrim. Duhet të ketë mobilizim pasi me shumë kombëtare të vogla, ekipi ynë ka pasur probleme.
Ne veshët do t’i kemi nga Londra. Aty ku Serbia luan përballë një prej skuadrave më pretendente të botës. Ajo është kombëtare që del me kualifikime të plota. Ne jemi me këmbët tona dhe luajmë ndeshjen e Andorrës. Objektivi është vendi i dytë. Mund të kemi përballë Çekinë, Hungarinë, Skocinë. Me disa kemi shkuar mirë, me disa kemi pasur rezultate. Është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Në fund të 90 minutave ne duhet ta fitojmë. Skuadra duhet të jetë e rreshtuar mirë. Andorra nuk ka çfarë të humbë, por megjithatë nuk është një skuadër që ta shtron rrugën. Disa futbollistë të Andorrës janë shprehur se ne do të luajmë për vëllezërit serbë.



