Milani, ofertë për Romelu Lukakun

Milani, ofertë për Romelu Lukakun

Situata e Romelu Lukakut tek Napoli vijon tejet e tensionuar.

Belgu ka patur ulje-ngritje në lidhje me sjelljet jashtë fushave e blerta, ç’ka e ka bërë të anashkalohet nga traineri Antonio Conte. 

Megjithatë, ecuria për vite me rradhë asnjëherë nuk e ka lënë pa pretendentë dhe në fakt tashmë Milani ka nisur ofensivën. 

Drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ ia njohin shumë mirë kualitetin ‘’ Buallit ‘’ dhe sipas disa informacioneve kreu i napoletanëve Aurelio Di Laurentis është shprehur i gatshëm të pranojë rreth 10 milionë euro për largimin e tij.

 32 vjeçari a ka treguar ndër vite potencialin në metrat e fundit, shumë i fuqishëm dhe nuhatës goli, sigurisht spikat edhe për dyluftimet në ajër. 

Momentalisht ‘’ Djalli ‘’ vijon të jetë më i avantazhuari për ishi-n e West Bromwich Albion ndër të tjerë i cili për më tepër e njeh shumë mirë kampionatin italian. 

Do të varet gjithçka nga negociatat ndërmjet palëve por duhet riktheksuar se bëhet fjalë për një element që mund të bëjë diferencën në çdo moment. 

Në sezonin aktual me ‘’ Il Partenopei ‘’ nxënësi i trainerit nga Lecce ka kontribuar me 1 gol në 7 sfida i cili mund ti japë shumë shpejt lamtumirën ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy