
Klubet e Arabisë Saudite nuk kanë të ndalur në këtë merkato verore. Këtë herë Al- Nassr është afër transferimit të Aymeric Laportes. Mbërritja e Josko Gvardiol tek Manchester City ia redukton disi shanset francezit për të qenë titullar tek anglezët, i cili përtej kontinentit mund të fitojë protagonizmin e pretenduar. Sigurisht që 29 vjeçari do të ketë një avantazh në lidhje me përfitimin pasi klubet në këtë shtet shquhen për potencialin në aspektin ekonomik, të cilët e kanë dëshmuar me blerjet e bujshme. Edhe pse Athletic Bilbao gjithmonë i ka mbajtur të ndezura shpresat për rikthimin e Aymeric Laportes në ‘’ San Mames ‘’, përpara kësaj situate janë krejtësisht inferiorë . Kalimi i mbrojtësit nga Agen do ta shtojë cilësinë e këtij kampionati , i cili është bërë tendencë në kohët e fundit.



