Paris St Germain ‘’ peshkon ‘’ tek Lyoni

Paris St Germain ‘’ peshkon ‘’ tek Lyoni

Me mbërritjen e Luis Enriques në ‘’ Parque de Princes ‘’ , drejtuesit e Paris St Germain po punojnë intensivisht për të firmosur me objektivat e asturianit. Deri më tani francezëve i janë bashkuar Cher Ndour, Manuel Ugarte , Lucas Hernandez, Kang-in Lee, Milan Skriniar dhe Marco Asensio por numri një i stolit mendon se kryeqytetasit duhet të përforcohen akoma më shumë. Objektivi i rradhës aktivizohet për Lyonin dhe flitet për Bradley Barcola, lajm i bërë me dije nga ‘ RMC Sports ‘. 20 vjeçari ka përfaqësuar Francën në kategoritë e moshave dhe gjithashtu ‘’ Les Gones ‘’, i cili tanimë konsiderohet prioritet nga ishi i Barcelonës. Gjithsesi , drejtuesit e Lyonit akoma nuk e kanë përcaktuar çmimin për Bradley Barcolan, për të cilin është interesuar dhe Manchester City me Leipzigun. Siç dihet prej kohësh po qarkullojnë zërat për largimin e Kylian Mbappes tek Real Madridi dhe për fituesit e Ligue 1 është e domosdoshme gjetja e zëvëndësuesit ideal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy