
Pavarësisht ecurisë shumë të mirë të Mohamed Salah, drejtuesit e Liverpoolit po e mendojnë me kujdes zëvëndësuesin e tij.
Egjiptiani tashmë 33 vjeçar besohet se është në metrat e fundit të karrierës, edhe pse i mbetet ende për të treguar në fushën e lojës.
‘’ Të Kuqtë ‘’ i kanë lëvizur me shpejtësi gurët për ti paraprirë çdo situate dhe në fokus kanë Michael Olisen.
Nëse i referohemi ishi-t të Romës duhet thënë se tek Liverpooli konsiderohet një legjendë, me mbi 400 sfida të zhvilluara, 250 gola dhe pa dyshim shumë asiste.
Ndërsa 23 vjeçari po zhvillon sezonin e dytë me gjigandët e Bavarisë dhe jo vetëm dhe ka ditur të bëjë diferencën në metrat e fundit, kontrata e të cilit skadon në 2029-tën.
Vlen të shtohet se traineri Arne Slot e vlerëson maksimalisht golashënuesin por beson se ofensivës i duhet një tjetër element cilësor.
Michael Olise e njeh shumë mirë kampionatin anglez për arsye se në të shkuarën ishte pjesë e Crystal Palaces dhe e ka patur në shumë raste rival Liverpoolin.
Në këtë kuptim, një transferim i mundshëm në ‘’ Anfield Road ‘’ do ti jepte mundësinë edhe të adaptohej pa shumë vështirësi, tek një ndër ligat më kompetitive të kontinentit të vjetër.
Deri në këtë moment nxënësi i Vincent Kompany-s numëron 5 gola dhe 4 asiste në 10 sfida, statistikë e cila tregon potencialin e tij.



