Nedim Bajrami vazhdon të shkëlqejë në Serie A, aty ku aktivizohet me skuadrën e Empolit.
Futbollisti shqiptar ka shënuar një tjetër supergol ditën e sotme, në sfidën që Empoli po luan me Milanin.
Në minutën e 18-të, Bajrami ka lëshuar një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Maignan.
Shqiptari i dha barazimin përkohësisht skuadrës së tij, pasi Milani kishte kaluar më parë në avantazh me Kessie.



