
E ardhmja e mesfushorit Kristjan Asllani, vazhdon të diskutohet shumë. Shqiptari po gjen pak minuta te Interi dhe një largim në janar, mund të shihet si zgjidhje.
Sipas raportimeve të fundit, klubi i Premier League, Brighton, vazhdon ta ndjekë me kujdes situatën e mesfushorit.
Asllani pëlqehet shumë nga trajneri De Zerbi, i cili dëshiron ta ketë me çdo kusht në skuadër.
Drejtuesit e klubit anglez, do të provojnë ta afrojnë futbollistin shqiptar në merkaton e janarit. Për momentin, opsioni më i përshtatshëm mbetet huazimi, pasi drejtuesit e Interit nuk dëshirojnë të heqin dorë përfundimisht nga Asllani pasi shihet jo vetëm si zëvendësuesi i vetëm i Calhanoglu, por dhe si regjisori i ardhshëm i ekipit.



