Gazetari Gerti Çarçani, në studion e lajmeve në MCN TV, ka bërë një pasqyrim të momenteve kryesore në botën e sportit. Pikun kryesor, Çarçani ka quajtur fitimin e dy medaljeve nga Kosova në Lojërat Olimpike.
Për sportin në botë, Çarçani theksoi se Euorpiani në verë që u fitua nga Italia ishte edhe eventi më i rëndësishëm, së bashku me Lojërat Olimpike.
“Piku kryeson me dy medaljet e arit të Kosovës në Lojërat Olimpike. Dy medalje ari, që Shqipëria nuk i mori dot.
Ka bërë mirë Shqipëria e futbollit. Peshëngritësi Briken Calja, fitoi medalje në kampionatin Botëror. Kemi qenë kompetitivë, në futboll, basketboll apo edhe volejboll.
Shqipëria mori 18 pikë në kualifikueset e Botërorit në futboll. Kishim gjithçka në dorën tonë. Kemi takimet e Ligës së Kombeve, aty ku mësuam edhe shortin dy javë më parë. Kemi në skuadër të mirë. Liga e Kombeve është një trampolinë për një biletë në Europian.
Viti 2022, përkon edhe me finalen e Ligës së Konferencës që do të luhet në Tiranë.
Italia u shpall kampione e Europës. Vitin e ardhshëm, në nëntor do të luhet Botërori në Katar. Në kompeticionet e sportit, ishte fitorja në moment të fundit e Verstappen në Formula 1. Kishte polemika edhe për Topin e Artë, që iu dha Messit.”, u shpreh Çarçani.



