Renato Arapi do të jetë trajneri i Teutës edhe për sezonin e ardhshëm. Ka qenë klubi durrsak, që nëpërmjet një komunikate, bën të ditur se skuadra në sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Arapi.
Ky i fundit drejtoi Teutën edhe në sezonin që lamë pas, duke u renditur në vendin e gjashtë në klasifikim.
Në përfundim të sezonit dhe të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe trajneri Renato Arapi kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimit mes tyre. Teuta i uron trajnerit Renato Arapi shumë suksese për sezonin 2022/2023.



