
Hapat e Liverpoolit drejt përforcimit kanë bërë një stopim tek Ibrahima Konate. Mbetet edhe pak kohë për të zyrtarizuar transferimin e francezit në ‘’ Anfield Road ‘’ që do të shëndërrohet në blerjen e parë të anglezëve në merkato . 21 vjeçari arriti të spikasë tek Leipzigu dhe dora e fortë e Julian Nagelsmann ia lehtësoi rrugën drejt një gjigandi europian . Transferimi i Ozan Kabak nuk ishte i mjaftueshëm për Jurgen Klopp që kërkonte një ndërhyrje serioze për ta shoqëruar ashtu si֛ç duhet hollandezin Virgil Van Dijk në qendrën e mbrojtjes.
Për këtë goditje Liverpooli do ti paguajë gjermanëve 40 milionë euro për prishjen e kontratës me lojtarin e lindur në Paris . Ibrahima Konate do të ketë shumë punë përpara për ta bindur trainerin e mirënjohur se nuk ka gabuar për përzgjedhjen e tij. Fakti i të qënit pjesë e Premier Leagues konfirmon një rritje të dukshme në karrierën e Ibrahima Konate . Sipas Talksport palët në fjalë do të firmosin një kontratë 5 vjeçare që do ti paraprijë elementëve që do të kenë fatin të bëhen pjesë e skemave të Jurgen Klopp.
Kjo eksperiencë do ti shërbejë ishit të Sochaux për të rikonfirmuar nivelin e mrekullueshëm që reflektoi edhe tek Leipzigu por këtë herë në një kampionat me një filozofi krejtësisht ndryshe siç është ai anglez. Fakti se do do të jetë perkrah të Virgil Van Dijk do t’ia shtojë kreditet francezit për tu adaptuar shumë shpejt dhe për ti plotësuar me përpikmëri urdhërat e ish trainerit të Borussia Dortmundit që shquhet për kërkesat e larta ndaj lojtarëve të tij . Sezoni për Ibrahima Konate vijon në rrugën e duhur sepse është aktivizuar në 20 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.



