
Kryeqyteti do të mirëpresë këtë të diel aktivitetin e madh sportiv “Tiranathlon 2026”, një garë që bën bashkë disiplinat e notit, çiklizmit dhe vrapit në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës.
Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar planin e masave për menaxhimin e lëvizjes së automjeteve.
Masat synojnë garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit, si dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve gjatë zhvillimit të “Triathlon”.
Rrugët që do bllokohen janë si më poshtë:
Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon 2026”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 27.09.2026 nga ora 08:00 deri në orën 13:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.
Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.
Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë).
Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”.
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht.
Policia informon se do të pezullohet përkohësisht edhe linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.



