
Vincent Kompany, është trajneri më i ri i Burnley në Angli. Ish-futbollisti belg, tashmë do të drejtojë skuadrën e njohur angleze në Championship.
Në fjalët e tij, Kompany u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re.
Jam i emocionuar nga sfida përpara. Burnley është një skuadër vërtetë historike angleze dhe është nder të emërohem trajner i ekipit të parë. Kam qenë i impresionuar nga vizioni i bordit për klubin që përputhet me vizionin tim dhe mezi pres të luaj rolin tim teksa hyjmë në një sezon të rëndësishëm.
Ish-lojtari i Manchester City, në 3 sezonet e fundit, ka qenë trajneri i Anderlecht në Belgjikë.



