Van De Beek i vetëofrohet Barcelonës

Van De Beek i vetëofrohet Barcelonës

Mesfushori Donny Van De Beek po bën të  pamundurën për tu larguar një herë e mirë nga ‘’ Old Trafford ‘’ . Hollandezi është i pakënaqur me vendimet e trainerit Ole Gunnar Solskajer i cili nuk i ka  mundësuar shumë minuta aktivizimi duke e bërë largimin nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ edhe më të afërt .  Hollandezi mbërriti tek 20 herë kampionët e Premier Leagues me shpresat se do të lartësonte figurën por më kot sepse gjithçka i ka shkuar shumë keq duke i lënë një njollë të zezë në karrierë .  24 vjeçarit nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të kërkojë një destinacion cilësor për të rikuperuar  terrenin e humbur.

 Duke e parë veten në këto kushte   ishi-t të Ajax Amsterdamit i është krijuar ideja e startimit të një eksperience me Barcelonën  sepse e shikon si destinacionin ideal për vazhdimin e karrierës  .  Megjithatë pavarësisht dëshirës së madhe për të progresuar idetë e Ronald Koeman nuk përputhen me ato të lojtarit  sepse në fakt po kërkojnë një profil me karakteristika të tjera  dhe prioriteti i tyre është një mesfushor me tipare mbrojtëse.   Në këtë pozicion do të ishte ideal transferimi i Geogrinio Wijnaldum për të cilin ‘’ Blaugranët ‘’ luftonin prej vitesh , por Paris St Germain u tregua më i shkathët dhe e afroi në skuadër  .

 Një përgjigje e tillë sigurisht që konceptohet si një dush i ftohtë për  Donny Van De Beek i cili kërkon që ti rikthehet triumfit siç e bëri me Ajaxin   dhe  gjasat janë se  talenti i dalë nga një prej  një akademive më të njohura do ta gjejë veten në një skuadër që i ofron komoditetin për të shfaqur  vlerat që disponon  .

   Me  ‘’ Red Devilsat ‘’ sezoni për të është shoqëruar me 36 ndeshje , 1 gol dhe 2 asiste , por besohet se ky kalvar disfatash do të finalizohet gjatë merkatos ku ofertat në drejtim të tij me siguri s’do të mungojnë.

 

 

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy